Herald Marku nuk do te jete ne fushe te shtunen ndaj Apolonise sepse eshte demtuar ne takimin e kaluar ndaj Laçit dhe si rrjedhoje e ka te pamundur te luaje kete jave.
Tashme ka nje dileme se kush do te aktivizohet ne vend te tij. Nese per repartin e mbrojtjes eshte e sigurte qe ne vend te Adilit te skualifikuar me kartona, do te luaje Shehi, per mesfushen ende nuk eshte shume e qarte.
Nese i referohemi sfides se kaluar, me mungesen e Krymit ne fushe ishte Kruja qe plotesoi treshen e mesfushes bashke me Jonuzin e Markun. Por nderkohe, pas demtimit te ketij te fundit, ne fushe luajti Kaleziç i cili debutoi me fanellen e Vllaznise.
Ai vertete gaboi ne rastin e golit te pare te laçianeve, por u duk se kishte nje vizion loje, megjithese ndoshta edhe gjendja e tij fizike nuk ishte ajo me e mira.
Ende nuk eshte e qarte nese trajneri Brdariç do t’i besoje serish mesfushorit malazez edhe kete jave apo jo. Ne fakt, blerjet e janarit ende nuk kane nisur te japin efektin e vet tek skuadra dhe ndoshta eshte momenti per te provuar me shume se çfare jane ne gjendje te bejne.