Ne Shkoder ka nisur puna per gjysmen e dyte te sezonit. Gjeja e pare qe kane bere drejtuesit e Vllaznise ka qene firmosja e te pares kontrate me shqiptaro- maqedonasin Mevlan Adili. Pas tij priten edhe 2-3 firma te tjera me lojtare qe do nukta kompletonin skuadren.

Por nga ana tjeter, drejtuesit po merren edhe me çeshtjen e largimeve te lojtareve te panevojshem dhe ajo çka eshte me interesantja ka te beje me faktin se numri i atyre qe mund te largohen nuk eshte me 4 por 6.

Ka qene vete trajneri Mirsad Jonuz qe e ka bere te ditur kete gje kur ka deklaruar: “Para se nisim afrimet, duhet te pastrojme skuadren se pari nga lojtaret qe nuk jane me ne planet e mia dhe per kete arsye jane 6 lojtare qe duhet te largohen”.

Por nese per kater prej tyre ka dite qe perfliten emrat dhe behet fjale per dy brazilianet Emerson dhe Wenderson, maqedonasi Ristevski dhe moldavi Cojocaru, ende nuk eshte e qarte se kush do te jene dy te tjeret qe nuk jane ne planet e trajnerit.

Nje deklarate e tille padyshim qe ka vene ne levizje te gjithe lojtaret dhe tashme numri i atyre qe nuk e sheh veten te sigurte tek Vllaznia eshte shtuar. Megjithate keto dilema do te marrin fund deri diten e merkure kur do te publikohet edhe lista e lojtareve qe do te udhetojne per stervitje ne Oher.
www.shkodrasport.com