Llapi ka prezantuar goditjen e parë të ditës së sotme.

Tashmë, llapjanët kanë prezantuar sulmuesin nga Shkodra, Jasmin Raboshta, përcjellë Gazeta Olle.

“Qendërsulmuesi shkodran, Jasmin Raboshta nga dita e sotme është futbollist i Llapit. Raboshta ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit.

Jasmin Raboshta, 29 vjeç, i lindur më 30.04.1990. Qendërsulmunes i shumë skuadrave në Shqipëri, si dhe ka provuar aventurën për dy vite në Turqi, ku në total në karrierën e tij ka shënuar 120 gola.

Raboshta vie si një përforcim me vlerë të madhe në repartin e sulmit”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Raboshta, edicionin e fundit ishte pjesë e Vushtrrisë.