Kristofer Mandiangu nuk luajti as kundër Vllaznisë U-21. Sulmuesi me pasaportë gjermane duket sikur ka ardhur për të pushuar në Shkodër.

Ai ishte i padisponueshëm në këtë test dhe shkak mbetet ende ai dëmtim i largët që ka pësuar në miqësoren me Teutën.

Sulmuesi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në stol, por nuk mori asnjë minutë. Dilemat për të ardhmen e tij sa vijnë e shtohen dhe nuk mund të thuhet me siguri se sa kohë kërkon rikuperimi.

Që pasi u largua braziliani Kasius Vinicius, drejtuesit janë munduar që të prishin kontratën edhe me Mandiangun. E megjithatë, nuk ia kanë dalë.

Lojtari që erdhi me shumë bujë te kuqeblutë, është parë më tepër në infermieri sesa në fushë.