Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, mund të vijojë të mbetet në La Liga.

Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, klubi i Elçes, që militon në elitën e futbollit iberik, i ka bërë ofertë zyrtare Levantes dhe është e interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Bardhi ka refuzuar disa oferta, pasi dëshiron të mbetet në Spanjë, ku luan prej 5 vitesh.

Ai më herët ka refuzuar Olimpiakosin, DC Junajtid, Brentfordin dhe Torinon, teksa gjasat janë të mëdha që të transferohet te skuadra e Elçes.