Një ndër futbollsitët më të kërkuar në merkato, mbrojtësi i Vllaznisë Dajan Shehi si duket nuk do ta vazhdojë karrierën e tij tek shkodranët duke mos rinovuar kontratën.
Ashtu siç ka zbuluar ”Panorama Sport” në ditët e fundit, Shehi ka pasur tre oferta në tavolinë nga Partizani, Dinamo dhe Kukësi.
Mendohet se Dinamo ka bërë ofertën më të mirë, por firma e Herald Markut tek “demat e kuq” ka ndryshuar situatën teksa Shehi duket më afër Partizanit në orën e fundit, por ende nuk ka gjë konkrete teksa priten të reja në vazhdim për sa i përket situatës të Shehit.
Duhet thene se Shehi e Marku jane te pandare. Kane luajtur sebashku tek Kastrioti, me pas perseris sebashku per dy sezone te Vllaznia e tani mund te jene serish sebashku edhe te Partizani.