Shkodrani Denis Buzukja ka marre fitoren e trete ne MMA (Mixed Martial Arts” dhe kesisoj duket se po i ndjek nje e nga nje hapat e nje karriere te suksesshme teksa tashme renditet ne pese me te miret e ketij sporti ne Nju Jork.

Dy dite me pare, ai eshte ndeshur me William Calhoun te cilin e ka hedhur ne nokaut ne raundin e pare dhe me pas sigurisht qe ne pallatin e sportit ku po zhvillohej ndeshja ka shperthyer festa e shume shqiptareve qe kishin shkuar per te ndjekur ne kete takim bashkeatdhetarin e tyre. Nderkohe Buzukja nuk ka munguar qe festen ta zhvilloje me flamurin kuqezi te rrethuar ne trupin e tij.

Buzukja ka treguar nje forme shume te mire ne kete ndeshje dhe ka arritur ta hedhe nokaut kundershtarin e tij 27 vjeçar qe ne raundin e pare te ndeshjes duke u shpallur keshtu fitues. Kjo eshte fitorja e trete per te nder 4 takimet e zhvilluar deri me tani si profesionist. Me poshte gjeni te plote videon e kesaj fitoreje te shkodranit Denis Buzukja:
www.shkodrasport.com