HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo dhe Skenderbeu mund te qendrojne ne Superiore, FSHF pergatit ndryshimet…

Dinamo dhe Skenderbeu mund te qendrojne ne Superiore, FSHF pergatit ndryshimet…

Futbolli shqiptar po përgatitet për të disatin sezon rradhazi të humbasë skuadra me histori, që bien nga kategoria. Këtë herë fatin e zi do ta kenë Dinamo dhe Skënderbeu, dy klube që në shekullin e ri kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Më herët e kanë pësuar Tirana dhe Partizanin pa harruar edhe Vllazninë me Flamurtarin.

Mirëpo pas shumë diskutimesh dhe kritikash, Komisioni i Posaçëm për Reformimin e Rregulloreve në federatë, ka lëvizur gurët dhe ka kërkuar një propozim nga të gjithë klubet lidhur me sistemin e garës. Më konkretisht implementimin e fazës ‘play-off’ dhe play-out’ apo edhe zgjerimin e skuadrave pjesmarrëse.

Mirëpo deri më tani klubet kanë heshtur, duke lënë menjëanë këtë mundësi që rrallherë mund ta kenë pasur. Ligjërisht ndryshimet, nëse ndodhin, hyjnë në fuqi në sezonin 2023-2024, por këtë herë gjasat janë që të mbyllet një sy në favor të Dinamos dhe Skënderbeun.

Nëse propozohet zgjerimi i Superligës me 12 apo 14 skuadra atëherë si ‘nëndetësja’ ashtu edhe korçarët do qëndronin në elitë. E sigurtë është se tani për tani nuk ka asgjë të sigurtë sa i përket këtij aspekti për sezonin e ardhshëm.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments