Dinamo ka nisur punën për sfidën e ardhshme ndaj Vllaznisë, duel ky që do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë në orën 19:00. Pikërisht për këtë duel, Ilir Daja është mjaft i shqetësuar.
Bruno Dita bën me “dhimbje koke” trajnerin, me mbrojtësin që u dëmtua në duelin me Tuetën dhe u detyrua të linte fushën e lojës. Ndaj durrsakëve ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe nuk dihet ende se sa kohë do t’i duhet për t’u rikuperuar.
Mungesa e tij ndaj shkodranëve do të ndjehet shumë, me Dajën që duhet të gjejë zëvendësuesin e tij. Megjithate edhe Vllaznia do te kete mungesa ne kete ndeshje, por keto nuk perbejne asnje problem sepse te dy ekipet kane ne organiken e tyre nje numer te bollshem lojtaresh.
Pritet qe kjo sfide te jete shume interesante ku si Dinamo edhe Vllaznia do te kerkojne fitoren per te konsoliduar pozitat e tyre ne renditje dhe natyrisht qe ka per te qene nje 90 minutesh shume i luftuar ne fushen e lojes.