Dinamo është hedhur më merkato për të gjetur emra të përshtatshëm me qëllim që të përfundojnë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Synohet rregullim në mbrojtje.

MBROJTJA – Po nga Afrika do të vijë edhe lojtari që do të përforcojë mbrojtjen e Dinamos, saktësisht qendrën e saj. Pavarësisht këmbënguljes së gazetës, emri mbahet sekret nga drejtuesit e klubit, përderisa nuk ka ende një firmë në kontratë.

Nga burime pranë Dinamos është thënë vetëm se bëhet fjalë për një lojtar të një niveli të lartë, që do të bëjë diferencën në futbollin shqiptar.

Së fundi ai ka luajtur në Çeki, por ka kaluar pushimet në vendin e tij në Afrikë dhe ashtu si për Rexhinaldon, edhe për të ka vonesa për shkak të procedurës me dokumentacionin përkatës.

Ai duhet të kryejë edhe testin PCR, që të ketë në dorë përgjigjen se ka dalë negativ.

SURPRIZA – Te Dinamo mund të ketë edhe një afrim të pestë surprizë. Edhe në këtë rast nuk mund të flitet me emër konkret, por gjasat janë që kjo goditje të jetë në sulm.

Ditët e fundit nga Dinamo janë larguar Gavazaj dhe Skuka, ndërsa e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Gjatën, kështu që do të kishte vend për një përforcim në repartin e avancuar. Trajneri Shkëmbi ka dashur edhe një sulmues anësor, që të jetë i aftë në driblimin një kundër një dhe që të shënojë.

Një lojtar i kësaj natyre mund të jetë surpriza e bluve në këtë merkato janar