Kategoria e Parë do të zhvillojë nesër në orën 14:00 ndeshjet e javës së 18. Dinamo do të udhëtojë në transfertën e Shkodrës, aty ku në “Reshit Rusi” do të përballet me Veleçikun.

Kryeqytetasit duket të kenë hedhur pas krahëve problemet e javës së shkuar, teksa kanë gjetur gjuhën e përbashkët me administratorët italianë.

Dinamo ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ndeshjen e nesërme, teksa fton tifozët t’i bashkohen ekipit në mbështetje për transfertën delikate.

Klubi kërkon vazhdimësinë pas fitores ndaj Besëlidhjes, teksa transporti i tifozëve do jetë falas. Por nga ana tjeter, pritet qe edhe nga Veleçiku te kete nje numer te konsiderueshem tifozesh dhe kjo do ta beje edhe me interesante kete perballje te dites se neserme.