Me derbin e Italisë që po afron, pavarësisht se nuk do të konçidojë me ndeshjen e parë të Beppe Marotta si drejtuesi i ri i Inter, skuadra e Juventus nuk kursen asnjë detaj në prag të një prej përballjeve më të ndjera të tifozerisë.

Kështu, klubi bardhezi ka menduar edhe për koloninën e mbështetëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes nismës origjinale të “Juventus Night”/ “Mbrëmja Juventus”, që përqafon edhe botën e NBA.

Më datë 7 dhjetor ‘Barclays Center’ i Brooklyn do të ngjyroset bardhezi për ndeshjen mes Nets dhe Toronto Raptors, por përballja e basketbollit do të ketë një antipastë të shijshme.

Sepse spektatorët që do të mbërrijnë më herët në pallatin e sportit do të kenë shansin që të ndjekin nga televizori gjigant supersfidën ndërmjet bardhezinjve dhe zikaltërve, gjatë pasdites amerikane, bashkë me një yll të jashtëzakonshëm si David Trezeguet, ambasador i markës së Juventus, të cilit mund t’i drejtohen edhe pyetje. Është eventi i parë ai këtij lloji që organizohet nga një skuadër futbolli italian gjatë një ndeshje në NBA.