Arbitrat e Santander League në Spanjë ka shijuar këtë sezon rritjen e pagave të tyre falë një marrëveshje të arritur ndërmjet Ligës Profesioniste të Futbollit dhe RFEF.

Marrëveshja do të jetë në fuqi deri në vitin 2023 dhe në këtë mënyrë, anëtarët e La Liga bëhen arbitrat më të paguar në botë.

Rritja e pagave ka qenë në masën 53% në Divizionin e Parë, duke bërë që arbitrat të përfitojnë nga minimalisht 193,000 deri maksimalisht në 296,000 euro për season.

Në Divizionin e Dytë, rritja e pagës ka qenë në masë më të madhe, duke pësuar kështu një rritje prej 67% për këtë sezon, ndërkohë që do të arrij në 82% sezonin e ardhshëm.