Monday, July 6, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELecce zyrtarizon shitjen e Ylber Ramadanit, zbulohet shifra e transferimit në Turqi

Lecce zyrtarizon shitjen e Ylber Ramadanit, zbulohet shifra e transferimit në Turqi

Ylber Ramadani i ka dhënë fund aventurës së tij me Lecce-n dhe është transferuar zyrtarisht te Çorum FK në Turqi. Mesfushori i kombëtares shqiptare largohet nga klubi italian pas tri sezonesh, ndërsa marrëveshja i ka sjellë Lecce-s rreth 1 milion euro.

Sipas raportimeve nga Italia, vendimtar për realizimin e transferimit ishte vetë dëshira e Ramadanit, i cili kërkoi të mbyllte eksperiencën e tij në Serie A për të nisur një sfidë të re në futbollin turk.

Leçe e konfirmoi largimin e futbollistit me një njoftim zyrtar.

“US Leçe njofton se ka transferuar përfundimisht të drejtat sportive të futbollistit Ylber Ramadani te Çorum FK”, thuhet në deklaratën e klubit.

Pas zyrtarizimit të transferimit, Ramadani publikoi një mesazh lamtumire plot emocion për klubin dhe tifozët.

“Leçe, shtëpia ime, dua të të falënderoj nga zemra për këto tri vite të kaluara këtu. Ndihem sikur kam jetuar 30 vite në këtë qytet. Falënderoj drejtorin Corvino, Trinchera-n dhe presidentin Sticchi Damiani. Falënderoj të gjithë trajnerët që më kanë udhëhequr gjatë këtyre tri viteve dhe, në fund, tifozët e mrekullueshëm që më kanë mbështetur gjithmonë, si në momentet e bukura, ashtu edhe në ato të vështira. Ju uroj çdo të mirë. Do ta ndjek gjithmonë Lecce-n”, shkroi mesfushori shqiptar.

Ramadani largohet nga Leçe pasi ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës në sezonet e fundit, ndërsa tani do të vazhdojë karrierën në kampionatin turk me fanellën e Çorum FK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments