HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo në pritje të ndeshjes së parë 'në shtëpi'

Dinamo në pritje të ndeshjes së parë ‘në shtëpi’

Në këto dy javë kampionat, Dinamo nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kryeqytet dhe kështu do të vazhdojë deri më 1 tetor, kur do të jetë skuadra pritëse në derbin e parë në sezon, atë me Partizanin.

Blutë ishin skuadër pritëse të premten që shkoi, por ndeshja me Laçin, për shkak të problematikave të njohura me stadiumin u zhvillua në Elbasan.

Në “Selman Stërmasi” ishte e pamundur sepse luante vetë Tirana. Të shtunën blutë përballen me Teutën për javën e tretë të kampionatit, por në fushën e Rrogozhinës.

Për derbin me Partizanin, në javën e katërt të Abissnet Superiores, “Air Albania” pritet të jetë gati dhe planet e klubit dinamovit janë për të zhvilluar aty sfidën me të kuqtë, që pritet t’i rikthejë emocionet e dikurshme për tifozët blu./panorama-sport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments