Në ditën e mërkurë do të luhet çerekfinalet e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Pas përfundimit të takimeve të para, ekipet do të rikthehen në fushën e lojës, për të diskutuar dy çiftet gjysmëfinaliste që do të vazhdojnë më tej.

Sa i përket orareve të takimeve, do të luhen 2 ndeshje në orën 14:00, dhe 2 të mbeturat në orën 17:00.

Luftëtari-Laçi dhe Kukësi-Tirana do të jenë dy takimet e para që do të hapin këtë ditë, ndërsa Skënderbeu-Teuta dhe Partizani-Flamurtari do të luhen në 17:00.

Ekipi i Skënderbeut ka kërkuar një ndryshim orari, për shkak të temperaturave të ulëta që e shoqërojnë Korçën, duke kërkuar për të zhvilluar takimin në orën 14:00.

Megjithatë orari zyrtar për takimin mes Skënderbeut dhe Teutës është ende ai i orës 17:00.

Kupa e Shqipërisë (E mërkurë)

Luftëtari-Laçi 14:00
Kukësi-Tirana 14:00

Skënderbeu-Teuta 17:00
Partizani-Flamurtari 17:00