Një nisje kaq perfekte nuk do ta kishin menduar as tifozt e Napolit.

Të kaltrit kryesojnë Serie A me 5 fitore në po aq ndeshje, me një golavarazh të frikshëm 14 gola të shënuar, plus 2 të pësuar.

Objektivi i Napolit në fakt këtë sezon është për një vend në Champions League, por me këtë nisje fantastike skuadra e Spalletit mund të synojë titullin edhe pse është mjaft e vështirë duke parë formën mjaft të mirë të Interit, Milanit dhe Romës