Dinamo “shkërmoq” Elbasanin dhe i bën nder vetes, por edhe Vllaznisë që tashmë kryeson e vetme renditjen. Sfida e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” është fituar me rezultatin 4-1 nga dinamovitët që rihyjnë kësisoj në garë për vendin e katërt të renditjes.
Ndeshja në fakt ka nisur më mirë për elbasanasit që kaluan në avantazh që në minutën e tretë me anë të futbollistit Lajthia por më pas blutë përmbysën sfidën falë dopietës së Bregut si dhe golave të Malomos dhe Lorenco Vilës.
DINAMO 4-1 ELBASANI
45’+2′ (p), 88′ Bregu, 51′ Malomo, 66′ Vila / 3′ Lajthia


