Dinamo dhe Vllaznia përballen me njëra-tjetrën në sfidën e javës së 32-të të Kategorisë Superiore, me ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Vetëm një fitore do ta bënte ende Dinamon të shpresonte te mbijetesa, me “Nëndetësen” që renditet në vendin e fundit të tabelës me 23 pikë.

Vllaznia nga ana tjetër me një tre-pikësh do të shkonte në vendin e katërt të renditjes, me vetëm një pikë diferencë nga Partizani në garën për një vend në Kupat e Europës.

LIVE DINAMO-VLLAZNIA 0-0

MINUTË PAS MINUTE.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të shkodranëve.

FORMACIONET:

Dinamo: Simoni, Maliqi, Mija, Imami, Prodani, Fejzulla, Sidibe, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Rexhinado.
Trajner: Rodolfo Vanoli.

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica.
Trajner: Elvis Plori.

Gjyqtar: Florian Lata