Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDisfatat e Gjermanisë dhe Bajernit, Shvajnshtaiger fajëson Guardiolën: Ndryshoi futbollin në mënyrë...

Disfatat e Gjermanisë dhe Bajernit, Shvajnshtaiger fajëson Guardiolën: Ndryshoi futbollin në mënyrë negative…

Bastian Shvajnshtaiger ka akuzuar Pep Guardiolën si fajtor për krizën që po përjeton sot futbolli në vendin e tij.

Në një intervistë për talkSPORT, ai deklaroi se ardhja e trajnerit spanjoll tek Bajerni i Mynihut e ndryshoi futbollin gjerman në mënyrë negative dhe se Bundesliga nuk i frikëson më garat evropiane si në të kaluarën.

“Kur Guardiola mbërriti tek Bajerni, të gjithë ishin të mendimit se ne duhej të luanim këtë lloj futbolli të fokusuar në pasimet e shkurtra, por ajo që ndodhi në fund ishte që humbëm vlerat tona. Mendoj se kombet e tjera na kanë konsideruar gjithmonë një ekip luftarak që gjithmonë vraponte deri në fund.

Një krizë e paprecedentë. Kombëtarja gjermane ka gjithsej dy eliminime radhazi të Kupës së Botës në fazën e grupeve dhe e ardhmja nuk parashikon një ndryshim të rëndësishëm. Ne e kemi humbur atë virtyt gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit sepse thjesht e harruam. Ne ishim më të fokusuar në kalimin e topit bukur”, deklaroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments