Ndonese veprimet e tifozeve te Tiranes kane qene shume me te renda se ato te tifozeve te Vllaznise, duke u shoqeruar edhe me nderprerje te lojes, serish Komisioni i Disiplines i ka gjobitur me te njejten shifer klubet perkatese, nga 2 milione leke te vjetra secili. Nje vendim i pakuptimte ky megjithate ai tashme eshte i zyrtarizuar.

Nga ana tjeter, Disiplina ka pezulluar dy ndeshje trajnerin shkodran te Terbunit Altin Xhahysa per sjellje te gabuar ndaj arbitrave te ndeshjes, ndersa portieri i Murlanit Meldin Tafa eshte pezulluar 5 ndeshje per te njejten arsye. Ja vendimet e plota te Komisionit te Disiplines ne ndeshjen e tij te djeshme:

1.KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Vora, Bazjon Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

5. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6. Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Kristian Agolli, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Lojtari i FK Apolonia U-17, Etem Xhemali, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Lojtari i FK Apolonia U-17, Luisan Resuli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9. Lojtari i FK Shënkolli, Ded Bushi, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10. Zyrtari i KF Tërbuni, Altin Xhahysa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

11. Lojtari i KF Murlani, Meldin Tafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. Lojtari i Labëria FC, Shaqir Haruni, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

13. Lojtari i KF Këlcyra, Pandi Teka, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

14. KF Delvina, për sjellje ofenduese të spektatorëve duke fyer zyrtarët e ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 13 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

15. FC Lushnja Femra, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të nenit 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

16. FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore U-21, kundër FK Partizani U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.