Pas dështimeve të Edi rejës në dy sfidat e fundit me Kombëtaren, një nga emrat që u përfol për ta zëvendësuar ishte dhe ai i Xhiani De Biazit, për një rikthim në stolin kuqezi.

Duket se ai e ka marrë vendimin e tij për të ardhmen dhe ka zgjedhur që të rinovojë me Azerbajxhanin deri në nëntor të vitit 2023, kur përfundojnë kualifikueset e “EURO 2024”.

Kjo gjë është konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit, duke i besuar italianit edhe një fushatë tjetër kualifikuese. Ende nuk eshte diçka konkrete per nje rikthim te mundshem te tij ne pankinen e kombetares shqiptare, por rinovimi i tij ne Azerbajxhan, perkon me periudhen e perfundimit te kontrates se Rejas me Shqiperine.

Se çfare do te sjelle pastaj nentori, kjo mbetet per t’u pare. De Biazi gjithmone eshte shprehur se do ta mirepriste nje rikthim ne pankinen kuqezi, por ne fakt opinionin e tifozeve ata jane te ndare ne pro dhe kunder ketij rikthimi.