Ndeshja që mbylli javën në Superiore mes Vllaznisë dhe Bylisit ka qenë aj që ka tërhequr më shumë vëmendjen e Komisionit të Disiplinës dhe opinionit për protestat në fund të pjesës së parë të takimit. Breshëria e shisheve në fushë dhe protestat e stafit dhe lojtarëve shkodranë njollosën atë ndeshje mes dy skuadrave surprizë të edicionit.

Në këtë rast kuqebluve ndërsa ka identifikuar si problematikë pikërisht teknikun e ekipit shkodran si dhe personat e tribunës VIP. Ndaj dënimet e dhëna janë për teknikun maqedonas, si dhe duke urdhëruar klubin që t’i gjejë sistemim tjetër për VIP-at të cilët nuk ngurrojnë asnjëherë të gjuajnë me shishe nga tribunat.

Vendimet

KF Teuta për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 Leke.

KF Vllaznia per sjellje te gabuar te spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit te fushës, ne baze te Nenit 65/3/c dhe Nenit 10/1/j të
KDS urdhërohet te mbylle pjesërisht stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër përkatësisht sektorin A, B dhe VIP për 2(dy) ndeshje.

Trajneri i KF Vllaznia Mirsad Jonuz për protestë me ndaj vendimeve të arbitrit, në baze te Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.