Mosparaqitja e ekipit te Vllaznise se femrave ne ndeshjen e kthimit çerekfinale te Kupes se Shqiperise ndaj Gramshit qe ishte planifikuar per t’u luajtur diten e djeshme ne kete qytet, do te jete objekt i vendimeve te Komisionit te Disiplines dhe Etikes te FSHF-se ne mbledhjen e tij te rradhes.

Keshtu ka bere te ditur sot vetem Federata Shqiptare e Futbollit teksa ne lajmin per ndeshjet e ketij kompeticioni te futbollit te femrave, shkruan:

“Ditën e diel ishte planifikuar të luhej edhe sfida KF Gramshi – Vllaznia, një ndeshje që nuk u zhvillua sepse ekipi i Vllaznisë nuk u paraqit në stadium. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF do të marrë vendimin për këtë ndeshje, nga ku do të dalë edhe gjysmëfinalisti i katërt”- shkruhet ne faqen e FSHF-se.

Drejtuesit e ekipit shkodran jane justifikuar me faktin se mjeti i tyre i transportit eshte prishur dhe si rrjedhoje nuk kane mundur dot te mberrijne per ndeshje. Megjithate e verteta nga sa duket, eshte tjeter gje.

Tek Vllaznia e femrave jane shume te zhgenjyer me vendimet e Komisionit te Disiplines te fundit te dhjetorit kur u fajesuan pjestaret e saj per dhunen e ndodhur ne ndeshjen ndaj Tiranes dhe per kete arsye, kane vendosur te reagojne ne kete menyre.

Presidenti Matija ka kohe qe ngre zerin per padrejtesi nga me te ndryshmet qe po i behen ketij vendi, me qellimin e vetem per t’ia rrembyer trofete dhe ne fakt, te paren e “dhuroi” vete. Me mosparaqitjen ne ndeshjen ndaj Gramshit, pritet humbja e ndeshjes ne tavoline dhe si rrjedhoje edhe eliminimi nga Kupa./SHKODRA-SPORT.COM/