Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE BOKSDita e madhe për Florian Marku, ja në çfarë ore zbret në...

Dita e madhe për Florian Marku, ja në çfarë ore zbret në ring boksieri shqiptar

Florian Marku do të përballet ditën e sotme me boksierin francez, Jorick Luisetto. Boksieri shqiptar do të zbresë në “SSE Arena” në Wembley dhe do të kërkojë triumfin e radhës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Florian Marku ka zbuluar edhe orën e sfidës së sotme, e cila ne fakt pritet me shume interes edhe nga mbeshtetesit e shumte te tij.

Në orën 21:30, Marku do të zbresë në ring për përballjen me Luisetto dhe padyshim sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë në këtë ndeshje.

Jorick Luisetto, kundërshtari i Markut ka zhvilluar deri më tani 13 ndeshje dhe ka arritur 11 fitore dhe 2 humbje, ndërsa boksieri shqiptar është ndeshur 10 herë dhe ka marrë 9 fitore dhe një barazim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments