Ndeshja e sotme mes Shturm Grac dhe Lask Linz ishte mundësia më e mrië që Bekim Balaj të rifitonte vendin e titullarit në radhët e klubit austriak. Por e sotmja ka rezultuar një ditë e zezë për sulmuesin e përfaqësueses shqiptare, i cili kundër çdo lloj parashikimi, ka parë veten të përfundojë në dushe që pas gjysmës së orës të parë të lojës, pasi është ndëshkuar me karton të kuq.

Balaj, Iicili e nisi titullar sfidën e sotme në kampionatin austriak, u ndërshkua me karton të verdhë që në minutën e tretë të sfidës, kur u mundua të ndalte me një ndërhyrje një pasim të një kundërshtari. Një faull në sulm i evitueshëm por edhe karton në dukje i tepruar nga gjyqtari.

Në minutën e 30, tjetër faull në sulm për futbollistin shqiptar, këtë herë pas një dueli në ajër ku i vendosi bërrylin kundërshtarit.

Gjyqtari nuk ngurroi t’i tregonte kartonin e dytë të vedhë dhe të çonte në dushe sulmuesin shqiptar që në minutën e 30 të sfidës, duke mbyllur shumë shpejt ndeshjen e tij.

Kjo ishte një tjetër mundësi e shpërdoruar nga Balaj, eksperienca e të cilit te Grac nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte ai. /vipsport.al/