Sonte kombetarja shqiptare po luan nje sfide shume te rendesishme, ate ndaj Çekise, por nderkohe nje nga legjendat e saj, pikerisht ish- kapiteni Rudi Vata po kalon momente te veshtira.
Diten e sotme ai ka humbur nje nga njerezit e tij me te dashur, te atin- Pjerin dhe padyshim qe nje gje e tille e ka trishtuar shume.
Pjerin Vata kishte disa muaj qe vuante nga nje semundje e rende, ndaj te ciles nuk ka arritur dot te triumfoje dhe si rrjedhoje ajo e mposhtuar sot, duke i dhene ne kete menyre lamtumiren njerezve te tij te dashur ne moshen 92 vjeçare.
Ceremonia e percjelljes per ne banesen e tij te fundit do te jete neser (e premte) ne oren 12.00. Me kete rast, edhe redaksia e gazetes “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta Rudit dhe gjithe familjes se tij per humbjen e njeriut te dashur!