Dita e sotme është një ditë e veçantë për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja, i cili feston 75-vjetorin e lindjes.

Ndryshe nga herët e tjera, Reja këtë herë e feston ditëlindjen me lojtarët e Kombëtares, teksa ndodhen në Kazakistan, ku do të luajnë ditën e nesërme për ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Nuk mund të mungonte as urimi nga FSHF, që nëpërmjet faqes zyrtare, shkruajnë : Gëzuar ditëlindjen mister Edoardo Reja! Familja e madhe e futbollit të uron shëndet dhe plot suksese me Kombëtaren.”

Një dhuratë shumë mirë trajneri mund të marrë që ditën e nesërme, kur djemtë kuqezi do të tentojnë fitoren ndaj Kazakistanit.