Laçi-Vllaznia do jetë ndeshja e kësaj jave që do jetë e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit. Takim që do luhet sot në orën 13:45 në stadiumin e qytetit të Laçit. Një duel që pritet të dhurojë emocione dhe një lojë të fortë duke parë edhe ecurinë e mirë që kanë të dy ekipet.
Por për dikë në veçanti që pritet të zbresë në fushën e lojës me skuadrën e Vllaznisë, do jetë një ditë speciale. Bëhet fjalë për Liridon Latifin. Fantazisiti me origjinë nga Prishtina feston sot 28-vjetorin e lindjes. Një ditëlindje që do e festojë me të gjithë shokët dhe stafin e Vllaznisë në grumbullimin e tyre.
E po ashtu do jetë në fushën e lojës në ditën e tij të lindjes. Diçka që realisht ndodh rrallë dje patjetër do jetë një ndjenjë e veçantë. E mënyra më e bukur për ta festuar 28-vjetorin e tij, për Latifin do ishte një gol sot dhe patjetër një fitore 3 pikëshe e Vllaznisë.
Numri 7-të është një nga ata futbollistë që i ka shënuar në të shkuarën me fanellën e Skënderbeut, por edhe në fazën e parë me Vllazninë në fitoren 3-5. E pikërisht kundër laçianëve, Latifi shënoi golin e tij të parë në karrierë me fanellën e Vllaznisë.
E sot në këtë ditë të veçantë dhurata më e bukur për të, por edhe gjithë tifozët shkodranë do ishte një gol i 28-vjeçarit tashmë dhe një fitore e Vllaznisë.
Endri ÇINARI