Vllaznia do udhëtojë sot drejt Laçit për tu ndeshur me vendasit në orën 13:45. Një takim që është i vlefshëm për javën e 19-të të kampionatit dhe që parashikohet shumë i fortë.

Mirel Josa duket se po merr masat për takimin kundër shkodranëve, ku do ketë mungesa të rëndësishme në formacionin e tij.

Bëhet fjalë për Julian Shehun i cili është i pezulluar dhe Regi Lushkja tashmë i larguar në drejtim të Sheriff Tiraspol. Por duket se trajneri kryeqytetas e ka ideuar formacionin e tij. Kështu në portë pritet ai që ka qenë zakonisht në javët e fundit, Mario Dajsinani. Mbrojtja me katër futbollistë.

Në të djathtë pritet Roganovic dhe në të majtë Turkaj. Dyshja e qendrës priten te jenë Malota-Velkoski. Ndërhyrjet më të mëdha do jenë në mesfushë ku përkrah Deliut priten edhe Qato e Ujka.

Mazrekaj dhe Zarubica nga krahët e sulmit pritet të mbështesin Guindo i cili është edhe golashënuesi më i mirë me 10 gola.

Ky pritet të jetë edhe formacioni i laçianëve sot. Në një përballje kundër Vllaznisë që mund të vendosë shumë në fatet e sezonit për të dy skuadrat.

Endri ÇINARI