Kampion me Vllazninë si lojtar 20 vjet më parë, kampion për vite me rradhë si trajner me moshat në Shkodër dhe kampion si djalë. Ky është Alban Volumi i cili pas një karriere të suksesshme në Shkodër e Shqipëri, tashmë ka nisur një tjetër në Kanadanë e largët ku jeton tashmë bashkë me familjen e tij.

Por sot, për ish- sulmuesin kuqeblu ka vend për të festuar. Ai ka ditëlindjen, mbush 43 vjeç dhe këtë moment padyshim që do ta ndajë me familjen dhe miqtë e tij. Gazeta “Shkodra Sport” me këtë rast i uron jetë të gjatë e të lumtur dhe njëkohësisht një karrierë sa më të suksesshme si trajner!

Ka lindur ne Shkoder me 23 nentor 1977 dhe zgjedh te merret me futboll ne rinine e tij dhe madje duke luajtur me Vllaznine shpallet kampion ne moshen 21 vjeçare (viti 1998). Detyrohet ta lere shpejt futbollin e luajtur si rrjedhoje e demtimeve, por zgjedh te behet trajner.

Nga duart e tij kanë dalë me dhjetra lojtarë të talentuar të cilët sot janë edhe pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë. Një trajner i cili është vlerësuar gjithmonë për mënyrën e të punuarit me moshat dhe po ashtu shumë ambicioz me planet e tij.

Prej 4 vitesh jeton ne Kanada, atje ku jo vetem punon ne profesionin e tij si mesues, por ben edhe detyren e trajnerit te moshave ne nje Akademi./SHKODRA-SPORT.COM/