Tek Vllaznia atmosfera pozitive ne rradhet e saj po pasohet edhe me disa ditelindje te pjestareve te vet. Sot eshte rradha e drejtorit sportiv Matko Djarmati per te festuar.

Kroati me pasaporte shqiptare feston sot 40 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Nderkohe edhe vete klubi Vllaznia nuk ka hezituar ta uroje permes faqes zyrtare mengjesin e sotem zyrtarin e saj. Djarmati e ka sezonin e tij te dyte ne Shkoder dhe natyrisht qe ka marre edhe vleresimet e duhura per punen e bere.

Ai u perzgjodh nga sponsori Xhaferi ne momentin kur ai erdhi tek Vllaznia dhe vijojne te punojne bashke me te njejtin perkushtim duke arritur edhe jo pak suksese ne nje periudhe kaq te shkurter.

Hapi i pare i rendesishem u realizua sezonin e kaluar me fitimin e Kupes se Shqiperise dhe rikthimin e Vllaznise ne Europe pas plot nje dekade, por sigurisht qe planet e tyre nuk ndalen ketu./SHKODRA-SPORT.COM/

https://www.facebook.com/photo/?fbid=350287390439279&set=a.128225639312123