Teuta, Partizani dhe Vllaznia do luajnë sot testet e radhës miqësore. Skuadrat që do përfaqësojnë Shqipërinë në Europë, janë për momentin në fazë përgatitore.

Teuta dhe Partizani kanë zgjedhur Maqedoninë e Veriut si kampin e stërvitjes, ndërsa Vllaznia do I japë sot fund përgatitjeve në Serbi.

Shkodranët do luajnë në Zllatibor me Novi Pazar, sfidë që do startojë në 18:30. Partizani luan me Dritën e Gjilanit në 17:30, me duelin që luhet në Ohër. Në Strugë, Teuta përballet me Llapin në 18:00.

Miqësore sot:

18:30 Partizani – Drita

18:30 Vllaznia – Novi Pazar

18:00 Teuta – Llapi