Ndeshjet e sotme në Kampionatin Europian kanë dhuruar disa rezultate të rëndësishme, por edhe kanë parë të zbresin në fushë protagonistë që kanë shkruar emrat e tyre në librat e historisë të futbollit.

Xhud Bellingem, sot ka hyrë në histori teksa ka zbritur në fushën e lojës për Anglinë. Në moshën 17 vjeç e 349 ditë, sulmuesi është bërë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në fazën finale të një Kampionati Europian.

Njëkohësisht, ai ka vendosur një rekord të ri sa i përket Anglisë, duke u bërë më i riu që luante në një turne madhor për “tre luanët”, përfshirë edhe Botërorët.

Nëse Bellingam ishte më i riu, Marten Stekelenburg u bë sot në darkë në ndeshjen mes Holandës dhe Ukrainës lojtari më i vjetër në historinë e përfaqësueses holandeze që luante në fazën finale të një turneu madhor, duke thyer rekordin qe mbahej më parë nga Edvin Van Der Sar.

Ditë veteranësh ishte edhe për Goran Pandev të Maqedonisë së Veriut. Goli i shënuar prej tij ndaj Austrisë e vendosi në librat e rekordeve si lojtari i dytë më i vjetër në moshë që realizon në një Europian, pasi e bëri këtë në moshën 37 vjeç e 321 ditë, duke qëndruar vetëm pas Ivica Vlashiç, 38 vjeç e 257 ditë. /vipsport/