Pasditen e sotme vendoset gjithçka ne Superligen e basketbollit te meshkujve sa i takon skuadres qe do te bjere nje kategori me poshte dhe asaj qe do te shkoje ne play- out.

Vllaznia dhe Kamza jane ne ankth. Te dy skuadrat ndodhen ne vendin e fundit dhe te parafundit dhe sfidat e sotme do jene percaktuese. Kamza do te luaje ne Sukth ndaj kryesuese se kampionatit- Goga Basket ne oren 17.00 ndersa Vllaznia ne “Asllan Rusi” nje ore me vone.

Te pakten ne pamje te pare, me shume shanse per te fituar ka ekipi shkodran sepse Partizani nuk ka shume motive per te luajtur ngaqe e ka siguruar play off-in dhe perpos kesaj kuqeblute pas fitores javen e kaluar ndaj Tiranes, duken te motivuar ne maksimum.

Nderkohe per kamzalinjte do jete me e veshtire sepse “Goga Basket” luan ne fushen e vet dhe nuk ka deshire ta prishe serine e fitoreve. Jane keto arsye te mjaftueshme per te menduar se Vllaznia sot fiton dhe Kamza humbet dhe ajo çka eshte me e rendesishmja shkodranet sigurojne qendrimin ne Superlige edhe per sezonin e ardhshem.
www.shkodrasport.com