Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDitë vendimtare, te Partizani vënë pikat mbi ‘i’

Ditë vendimtare, te Partizani vënë pikat mbi ‘i’

Partizani pritet të zyrtarizojë trajnerin e ri. Klubi i kuq do t’i besojë Dritan Mehmetit deri në fundin e sezonit. Trajneri i ekipit U-21 të Demave e njeh ambientin, ndërsa më parë ka qenë pjesë e stafit teknik në ekipin e parë.

Mehmeti do ketë një detyrë jo të lehtë përpara, me Partizanin që në 15 javë kampionat ka marrë 18 pikë duke qenë 15 pikë pas Tiranës kryesuese.

Largimi I Ilir Dajës ka lënë një gropë në stafin e kuq, teksa me të u largua edhe Artim Pollozhani. Ditë vendimtare pritet edhe për Sherif Kallakun.

Partizani ka arritur akordin me Lokomotivën e Zagrebit për një huazim gjashtë mujor të lojtarit, që pak ditë më parë u largua nga Teuta./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments