Superkupa e Italisë do të luhet më 12 janar. Këshilli i Ligës së Serie A, nuk mori parasysh kërkesën e dy klubeve për ta shtyrë duelin e kampionëve për shkak të situatës së vështirë prej pandemisë dhe kalendarit të ngjeshur.

Gjashtë anëtarët votuan unanimisht për konfirmimin e finales së Superkupës italiane më 12 janar në “San Siro” (20:45). Zikaltrit e Inzaghit vijnë si kampionë në derbin e Italisë.

Interi do tentojë triumfin e gjashtë në histori, teksa kupa mungon prej vitit 2011. Nga ana tjetër bardhezinjtë e Allegrit, me objektivin për të fituar finalen e dhjetë, si askush në Itali.

Superkupa e Italisë një ekskluzivitet i Digitalb dhe Supersport deri në vitin 2024.