Protestat e futbollistëve dhe të trajnerëve kundër vendimit të gjyqtarit, shpesh herë janë kthyer në problem duke e detyruar zyrtarin e ndeshjes që të marrë masa dhe të tregojë kartonin.

Por, ndryshe ka ndodhur me trajnerin e Komos, Marko Bankini i cili nuk ka marrë karton por e ka mësuar nga Disiplina që është dënuar me një ndeshje pezullim.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, ai ka lëshuar disa sharje dhe gjyqtari duket se i ka kuptuar, megjithëse nuk kanë qenë në italisht. Vetë Bankini u shpreh se shpesh herë, ku nuk gjen fjalë për të sharë, flet në shqip dhe në dialekt argjentinas duke e konsideruar të pakuptimtë dënimin e tij.

“gjithmonë iu kam thënë futbollistëve që të mos protestojnë te gjyqtari sepse është vetëm humbje energjie, kështu që edhe unë e evitoj diçka të tillë. Zakonisht, edhe futbollistët e dinë që kur them ndonjë fjalë të pistë, e them shqip ose me dialekt argjentinas, e kam në natyrën time.

Çfarë ndodhi është e çuditshme sepse unë as gjatë ndeshjes nuk kisha tërheqje vëmendje nga gjyqtari. Ndoshta klanë dyshuar disa nga fjalët që unë kam thënë nga pankina”, u shpreh trajneri italian. /VipSport/