Shefqet Caslli, ish-arbitri i njohur në futbollin shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeccare. Shkak janë bërë problemet shëndetësore që Caslli pati.

Lajmi u dha nga gazetari sportiv Defrim Methasani, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Shuhet Shefqet Caslli, ish-gjyqtari ndërkombëtar i futbollit shqiptar.

Mbi 500 ndeshje zyrtare, në 25 vite karrierë nga 1960-1985, nuk janë pak, për njeriun që gjykimin e nisi rastësisht pasi mungonin gjyqtarët e një ndeshje ku ai ishte thjesht një tifoz.

Gjithsesi ai ngjiti maja në karrierën e tij, duke fituar edhe stemën e FIFA-s. Vitet e fundit të jetës ai drejtoi edhe shoqatën e “Juventusit” në Shqipëri, por sëmundja e rrëzoi në moshën 89- vjeçare duke e ndarë nga familja e tij dhe futbolli shqiptar. U prehsh në paqë bilbili ndërkombëtar i futbollit Shefqet Caslli”.

Veccse në botën e futbollit, Caslli ishte i njohur edhe për garimet në sportin e boksit, peshëngritjes dhe mundjes me klubin sportiv Tirana, duke u shpallur kampion dhe duke vendosur rekorde. Ai mban titujt “Mjeshtër i Sportit”. /abcnews/