Duhet te kishte filluar ne muajin prill por ne fakt kjo ka ndodhur sot. Ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi” ka rinisur puna per rishtrimin e pistes se tartanit.

Mjete te renda jane pare sot te punojne teksa fillimisht procesi i pare qe kane kryer ka qene gerryerja e betonit qe ka qene poshte tartanit.

Me pas puna do te vijoje me shtrimin e betonit te ri dhe pasi te kete ndodhur kjo, do te shtrohet edhe tartani. Kete here shpresohet qe cilesia e punimeve te jete e mire dhe te mos kete probleme si heren e pare.

Sic eshte bere e ditur, ankesat e shumta per prishjen e tartanit, vetem pak kohe pasi ishte shtruar, bene qe Federata Shqiptare e Futbollit t’i kerkoje llogari kompanise qe e kishte shtruar ate per zevendesimin e tij.

Procesi i heqjes nisi ne muajin janar me premtimin se ne prill do te shtrohej tartani i ri, por duket se ky proces do te perfundoje ne fund te korrikut. Gjithmone me shpresen se kete here punimet do te behen ashtu si duhet./SHKODRA-SPORT.COM/