Largimi i Orges Shehit nga Skënderbeu pas 9 vitesh si futbollist dhe trajner i bardhekuqve ka prekur dhe ish-shokun e skuadrës dhe ish-lojtarin e tij Bruno Dita. Mesfushori i skuadrës korçare përcolli 41-vjeçarin me anë të një mesazhi në profilin e tij në “Instagram”.

“Zoti ta bëftë mbarë kudo që të shkosh, profe! Faleminderit per gjithçka!”, shkruan 26-vjeçari.

Shehi shkroi historinë e bardhekuqve në futbollin shqiptar, kur për 9 vite fitoi 7 kampionate, 1 Kupë të Shqipërisë dhe 2 Supekupa.

Në sezonin e tij e parë si trajner, Shehi e ngjiti Skënderbeun në vendin e katërt, ku formalisht skuadra sipas rregullores duhet të marrë pjesë në Europa League, por këtë gjë e mban peng Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS)./newsport/