Nuk ka kthim prapa! Lionel Messi do të jetë lojtar i PSG. Pas më shumë e 48 orëve që pranoi ofertën e PSG, Lionel dhe babai i tij Jorge Mesi duket se janë pajtuar me gjigantin francez.

Raportimet e fundit nga “L’Equipe” thonë se Messi ka arritur marrëveshje me skuadrën e PSG, teksa avioni i tij pritet në orët e ardhshme në kryeqytet.

Media prestigjioze franceze zbulon se “Pleshti” do të kryejë ekzaminimet mjekësore në fund të ditës dhe më pas do të nënshkruaj kontratën 2-vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Mesi france

Gjithashtu bëhet me dije se një konferencë për shtyp pritet të mbahet në stadiumin e PSG-së, ditën e mërkurë.