Valto Zeqaj, mbrojtësi me eksperiencë i skuadrës së Vllaznisë, i cili ka luajtur në Superiore edhe me ekipet e Flamurtarit, Apolonisë, e Luftëtarit, por edhe në Kategorinë e Parë, u bë pjesë e kuqebluve verën e shkuar.
Tashmë që objektivi u arrit, Zeqaj e ka përfunduar kontratën, ndërsa u shpreh mirënjohjen të gjithëve, që nga trajneri Hasan Lika, stafit aktual, shokëve të skuadrës, tifozëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në Superligë.
Në fakt, ishte mesfushori Dejvi Bilali që u largua i pari nga kuqeblutë, ndërsa për Zeqajn nuk kemi një divorc, por i ka mbaruar thjesht kontrata 1-vjeçare. Për “VipSport”, Zeqaj thekson: “Më mbaroi kontrata, kam kaluar një vit shumë të mirë në Shkodër, donim edhe titullin, por është një ndeshje nuk patëm edhe shumë fat”.
“Unë përfundova kontratën dhe nuk jam larguar nga Vllaznia, madje për mua është opsion kryesor që të luaj në Superligë me kuqeblutë. Kam dhënë më të mirën time dhe kemi qenë një grup i shkëlqyer djemsh”, – tha Valdo Zeqaj, një nga pikat e forta të shkodranëve këtë sezon.