E ardhmja e mesfushorit spanjoll Isko, mund të jetë drejt Amerikës.

Siç raporton presitgjiozia AS, skuadra e Los Angeles Galaksi ka një interes të qartë për lojtarin, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Sevijan.

Drejtuesit besojnë se ish-lojtari i Sevijas do të ishte ideali për të rritur cilësinë në skuadër, edhe pse sezoni ka lënë për të dëshiruar për spanjollin.

Isko ka bërë 12 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke dhuruar dy asistime.