Rocco Vata, djali i ish-futbollistit të kombëtares shqiptare Rudi Vata, ka nënshkruar ditën e djeshme një kontratë 3 vjeçare me ekipin legjendar të Skocisë, Celtic.

Presidenti Ilir Meta që është një tifoz i deklaruar i klubit skocez me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka uruar 15 vjeçarin për nënshkrimin e kontratës, duke u shprehur se shpreson që Rocco të ecë në gjurmët e të atit dhe të bëhet një yll i futbollit.

“Urime Rocco Vata për nënshkrimin e një kontrate 3-vjeçare me # CelticFC. Një lajm shumë i lumtur që vjen në 2 vjetorin e takimit tim në Sarajevë me tifozët e mrekullueshëm të ekipit të zemrës sime.

Unë uroj që ai të ndjekë gjurmët e babait të tij Rudi dhe të bëhet një yll i shndritshëm”, shkruan Meta./newsport/