Djali i Rudi Vatës, Roko Vata nuk ndalet teksa ka lënë shenjë edhe me kombëtaren U-17 të Irlandës, ne ndeshjet kualifikuese per kampionatin Europian qe ajo po zhvillon aktualisht ne Portugali.

Në ndeshjen ndaj Bullgarisë ku Irlanda U-17 barazoi 2-2, Vata ka shënuar në minutën e 61′ të takimit duke ngushtuar shifrat përkohësisht në 1-2.

Në këtë sfidë janë aktivizuar dhe dy futbollistet e tjerë shkodran qe jane pjese e kesaj kombetareje, Kevin Zefi dhe Justin Ferizaj.

Roko Vata nuk di të ndalet teksa përveç paraqitjeve dhe golave me ekipin e moshave të Sëlltikut, tani ai shënon dhe kryen paraqitje mbresëlënëse edhe me Irlandën.