Vetëm miqësore megjithatë te Vllaznia e kanë mendjen tek kampionati. Drejtori sportiv Matko Djarmati ëhstë i mendimit se skuadra është gati për nisjen e ndeshjeve zyrtare të cilat mezi i presin, por nga ana tjetër, ai ka shpalosur edhe njëherë objektivat e skuadrës për sezonin e ri.
“Patjetër që kemi synime. Unë synoj shumë shumë lart. Nuk më pëlqejnë rezultatet mesatare. Kam ardhur me synimin të ndërtojmë një skuadër konkurruese dhe besoj se do të bëjmë mirë. Do provojmë të kapim Europën”- ka thënë Djarmati në një prononcim për mediat.
I pyetur nderkohë për bojkotin e kampionatit i cili ka bërë që ndeshjet ende të mos nisin dhe për më tepër, nuk ka një datë se kur do të startojë, Djarmati përgjigjet:
“Nuk jam për protesta, jam për dialog. Njerëzit që vendosin për këto gjëra, duhet të ulen në tavolinë dhe të vendosin sa më shpejt për sportin”.
Nuk flas këtu vetëm për futbollin, por për të gjithë sportet. Në gjithë Europën bëhet sport aktualisht, vetëm në Shqipëri jo. Kjo është e pabesueshme!”/SHKODRA-SPORT.COM/