Çelsi është duke kërkuar një mbrojtës të ri në merkato pas largimit të Rudiger, me mbrojtësin që firmosi me Realin e Madridit. Tekniku Tomas Tuhel ka vendosur në listën e tij edhe emrin e Xhuls Kounde, i cili ka qenë prej kohësh edhe objektiv i Barcelonës.

Mbrojtësi i Sevijas e ka shprehur prej kohësh dëshirën për një aventurë të re dhe do të ishte mëse i gatshëm të pranonte ofertën e londinezëve sipas asaj çka raporton “Goal”.

Problemi kryesor mbetet kërkesa e lartë e Sevijas e cila e vlerëson kartonin e futbollistit me 70 milionë euro, nisur dhe nga interesimi i madh i gjigantëve europian ndaj tij.

Mbetet për t’u parë nëse “Blutë” do të arrijnë të mbyllin marrëveshjen dhe ti dhurojnë më në fund trajnerit të tyre mbrojtësin e shumëkërkuar.