Brenda pak muajsh, per te dyten here rradhazi ne Shkoder eshte zhvilluar nje aktivitet i boksit profesionist. Ky i djeshmi mbase ka qene disi i paplanifikuar per t’u zhvilluar ne keto momente, por drejtuesit e Federates Boterore e kane kerkuar me ngulm dhe si rrjedhoje çdo gje eshte bere brenda nje kohe te shkurter.

Kuptohet qe mund te mos kete qene organizimi me i mire i mundshem, por gjithsesi e deleguara e Federates Boterore te boksit profesionist, e ka vleresuar me nota shume pozitive ate.

Meriten kryesore per gjithçka ndodhi sigurisht qe e ka promotori Briget Seitaj dhe kompania e tij “BS Boxing USA” e cila e mbeshteti edhe kete aktivitet nga ana financiare.

Njeriu qe prej disa kohesh eshte vene ne krahun e djathte te boksierit Nelson Hysa, e ka nderuar serish edhe dje ate dhe te gjithe organizatoret duke bere qe gjithçka te shkoje ashtu si duhet. Dhe te organizosh ne fakt nje aktivitet te tille nuk eshte e lehte.

Mbulimi i anes financiare te boksiereve qe do te vijne ne Shqiperi si dhe pagesa e tyre, padyshim qe marrin nje kosto jo te vogel por Briget Seitaj edhe njehere tjeter ka treguar vleren e tij humane dhe njerezore duke mundesua gjithçka.

Padyshim qe boksi dhe sporti shqiptar ne teresi kane nevoje per te tille njerez te cilet mbi te gjithe kane zemren e madhe dhe si rrjedhoje te gjithe ne duhet t’i vleresojme ato.
Gjergj KOLA