Kur flet per notin shkodran dashje pa dashje do te ndalesh tek familja Shestani e cila i ka dhuruar shume tituj kampione e rekorde klubit Vllaznia. Pjestari i fundit dinjitoz i saj ka qene Mois Shestani.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ai ka ditelindjen, feston 55 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Moisi ka lindur me 4 shkurt 1968 ne Shkoder dhe duke patur ne shtepi nje kampion dhe rekordmen si Marku, i ati dhe per rrjedhoje qe ne vitin 1977, kur ai ishte vetm 9 vjeç, do te fillonte zyrtarisht sportin si notar duke u fokusuar tek stili bretkose qe e pelqen prej fillimit.

Mois Shestani e ka vijuar sportin deri ne vitin 1991 kur do te largohej nga Shqiperia. Gjate ketyre 14 viteve te karrieres se tij do te shpallej 11 here rradhazi kampion kombetare ne vitet 1981-1991. Nderkohe ai do te fitonte edhe 2 medalje ari ne Spartakiaden e 6-te kombetare me 1989. Po ashtu, gjate karrieres se tij ka arritur te thyeje disa rekorde kombetare si per te rinj ashtu edhe per te rritur.

Gjate karrieres se tij, ai perveçse me Vllaznine, ka konkurruar edhe me Partizanin, nderkohe qe per shume vite ka qene edhe anetar i ekipit tone kombetar duke marre pjese ne disa aktivitete nderkombetare.

Per keto suksese, Federata Shqiptare e Notit i ka dhene titullin “Nderi i notit shqiptar” ne shenje mirenjohje per kontributin e dhene ne kete sport per vite me rradhe.

Njekohesisht ne vitin 2019, ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia, eshte nderuar nga Bashkia Shkoder me titullin “Mirenjohje” si nje nga “notaret e shekullit” te SK Vllaznia.
Gjergj KOLA